Burri detyrohet t’i paguajë gruas pas divorcit 160 mijë euro, si kompensim për punët e shtëpisë - Bota Sot
Burri detyrohet t’i paguajë gruas pas divorcit 160 mijë euro, si kompensim për punët e shtëpisë

Ndryshe

Burri detyrohet t’i paguajë gruas pas divorcit 160 mijë euro, si kompensim për punët e shtëpisë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Një burrë argjentinas është detyruar t’i paguajë ish-gruan e tij gati 160 mijë euro, pasi ajo karrierën e saj për të rritur fëmijët dhe për të bërë punët e shtëpisë gjatë martesës së tyre 29-vjeçare.

Gruaja, e identifikuar vetëm si ML, tani është 70 vjeç si dhe ka një diplomë të ekonomisë, por konsiderohet tepër e vjetër për t’u futur në ndonjë vend pune.

Gjykata Kombëtare e Apelit të Argjentinës deklaroi se gruaja u përball me vështirësi financiare pas ndarjes, ndërsa burri, gjithashtu 70 vjeç, qëndronte mirë financiarisht.

Media argjentinase ‘Clarin Sociedad’ deklaroi se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që burri t’i paguajë 160 mijë euro gruas.

Mendohet se gratë argjentinase shpenzojnë dyfishin e kohës në ditë duke u kujdesur për fëmijët dhe duke bërë punët e shtëpisë, në krahasim me burrat e këtij vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...