Një grua e dehur ka masakruar rëndë bashkëshortin e saj pasi ky i fundit refuzoi të bënte seks me të.
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Uganda, teksa gruaja Beatrice Acen në shumicën e kohës konsumonte alkool.
Një natë ajo u kthye vonë në shtëpi, dhe duke bërtitur kërkoi të kryente marrëdhënie me burrin e saj.
Ky i fundit, i inatosur për sjelljet e vazhdueshme të saj, refuzoi me pretendimin se gruaja e tij do të ndryshonte.
Por ndodhi e kundërta, madje më keq. Ajo e sulmoi në organin gjenital me një mjet prerës duke i shkaktuar gjakderdhje të shumtë.
Moses Okot, 46 vjeç, vijon të jetë në spital që prej 30 qershorit, kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë.