Anija e pafuqishme përballë stuhisë dhe dallgëve të mëdha - Bota Sot
Anija e pafuqishme përballë stuhisë dhe dallgëve të mëdha

Ndryshe

Anija e pafuqishme përballë stuhisë dhe dallgëve të mëdha

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 07:05
Ilustrim

Anija gjigante italiane “Costa Deliziosa” është përfshirë nga stuhia e fuqishme dhe dallgët e trazuara në Venedik, ku për pak sa nuk është përplasur në afërsi të një shetitoreje përplot me turistë dhe anijet tjera të renditura në afërsi të portit.

“E kemi shikuar se si po lëvizte në drejtimin tonë”, ka deklaruar njëri nga dëshmitarët e shumtë okularë që menduan se do ta pësojnë me jetë”.

Zëdhënësi i “Costa Deliziosa”, ka njoftuar se anija pavarësisht luhatjeve me sukses ka vazhduar lundrimin drejt destinacionit të paraparë.

E autoritetet e qytetit kanë filluar hetimet e këtij incidenti, e ministria italian i Trafikut, Danilo Tonineli ka urdhëruar fillimin e inspektimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...