Ther të dashurin në organin gjenital pasi që ai i tha se do të ndahet - Bota Sot
Ther të dashurin në organin gjenital pasi që ai i tha se do të ndahet

Ndryshe

Ther të dashurin në organin gjenital pasi që ai i tha se do të ndahet

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:59
Ilustrim

Një grua nga shteti i Illinois, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e la të dashurin e saj pa organin e tij gjenital, për arsye se ai i tha se do të ndahet nga ajo.

Policia tha të mërkurën se në 24 qershor, në qytetin Decatur, një grua 30 vjeçare, e theri me thikë kuzhine një 43 vjeçar, pasi që ai dëshironte që të ndahej.

Burri, ishte shumë i nervozuar nga ajo, për shkak se ajo e kishte thirrur në telefon gjatë tërë ditës, tha Zyrtari Policor i Decaturit, Tim Wittmer.

Gruaja, e cila më pas u burgos, tha se nuk dëshironte që të ndahej nga ai, dhe e kapi një thikë të madhe në dorë.

Kur burri u largua nga ajo, ajo vrapoi dhe ia kapi organet gjenitale dhe ia ther me thikë. Burri më vonë ka thënë se gruaja e cila e sulmoi, e kishte bërë këtë edhe më parë, raporton Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...