Parkon veturën në kuzhinë për ta mbrojtur nga uragani - Bota Sot
Parkon veturën në kuzhinë për ta mbrojtur nga uragani

Ndryshe

Parkon veturën në kuzhinë për ta mbrojtur nga uragani

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:54

Pasi shkatërroi ishujt Bahama, uragani Dorian u nis për në brigjet e Florida në SHBA.

Në Bahama, të paktën shtatë njerëz kanë humbur jetën pas uraganit dhe është bërë dëm i madh.

Ndër shtetet më të rrezikuara është Florida, ku shumë banorë kanë frikë nga moti, transmeton KosovaPress.

Ndërsa shumica e njerëzve kujdesen për sigurinë e tyre, disa kanë gjetur kohë të mbrojnë edhe pronën e tyre të luajtshme, kështu që një banor nga Florida ka paketuar makinën e gruas së tij në kuzhinë.

Puna e tij u lehtësua nga dyert e para me xham të dyfishtë, si dhe dimensionet e automjetit, duke pasur parasysh që ishte një Smart i vogël.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...