1 në 50 milionë, kapet karavidhja e rrallë

Ndryshe

1 në 50 milionë, kapet karavidhja e rrallë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:35
Karavidhja e rrallë

Një peshkatar në Maine të SHBA-së ka kapur një karavidhe të veçantë me dy ngjyra.

Rastet kur karavidhet detare janë me dy ngjyra të tilla janë 1 në 50 milionë.

“Ngjyra e karavidhes ndahet në mes - domethënë pjesërisht e zezë dhe pjesërisht e kuqe. Modeli unik i ngjyrave ka të ngjarë për shkak të një mutacioni të rrallë gjenetik”, tha shkencëtari i peshkimit Matt Thaluhauser.

Kapiteni Daryl Danham, peshkatari që e gjeti në afërsi të Stonington, ka vendosur t’ia dhurojë gjallesën e rrallë Qendrës së Kërkimeve për Peshkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat