“Makina nisi të zhytej në asfalt…” - Bota Sot
“Makina nisi të zhytej në asfalt…”

Ndryshe

“Makina nisi të zhytej në asfalt…”

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 06:28

Shoferi i një taksie shpëtoi për mrekulli, kur makina e tij përfundoi në një gropë që u hap papritur në mes të një rruge të ngarkuar me makina në qytetin e Guyuan, në veriperëndim të Kinës.

Pamjet e filmuara nga dëshmitarë të shumtë tregojnë dhe pasojat e ngjarjes.

Taksisti tha për mediat lokale se e kishte parë asfaltin të çahej para syve dhe kishte dalë menjëherë nga makina. Ai tregoi se gjithçka ndodhi sapo kishte lënë një klient përpara.

“Pasi pasagjeri doli nga mjeti vazhdova rrugën, kur papritur makina nisi të zhytej në asfalt. U trondita dhe menjëherë u përpoqa të hapja derën për të dalë jashtë. Por makina ngeci në gropë, ndaj u detyrova ta hapja derën me dhunë dhe u largova me shpejtësi”, rrëfeu ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...