Greqia, edhe Inspektoriati Shqiptar i Mbikqyrjes së Tregut ka lëshuar një alarm për qytetarët shqiptarë. “Kujdes! Konsumatorët që kanë blerë këtë pjatë, nuk duhet ta përdorin, pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.”
ISHMT e ka publikuar lajmin pasi për pjatën e porcelanit në fotografi, shitur për përdorim të përditshëm, është hedhur një alarm ndërkombëtar. Greqia e ka bllokuar produktin me origjinë nga Kina, që u shit nga një firmë e njohur veshjesh dhe lodrash për fëmijë.
ISHMT “Njoftimi i kategorisë “Alert”ndërkombëtar , në portalin RASFF (Rapid alert system for food and feed) me numër notifikimi 398975, për produktin “Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.
Përshkrimi i produktit:
Emri i produktit: Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm
Emri i produktit në etiketë: Plate for Daily use-Porcelain
Numri i artikullit: DFB-075
Numri i LOT: 16HKF7
Pamja e jashtme e produktit: 19 cm Ø
Kategoria e produktit: Material në kontakt me ushqimin
Barkodi: 0470095000030
Kujdes!
Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.