Rrahu brutalisht fëmijën e tij, ja si e pësoi babai ‘monstër’ - Bota Sot
Rrahu brutalisht fëmijën e tij, ja si e pësoi babai ‘monstër’

Ndryshe

Rrahu brutalisht fëmijën e tij, ja si e pësoi babai ‘monstër’

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 20:59
Pamje nga video

Një baba është arrestuar nga policia e Arabisë Saudite pas bërjes publike të një video ku ai e rreh vajzën e tij të vogël, për arsye që nuk mundte të ecte.

Yousif Alqutai, nga Palestina është filmuar duke  e rrahur vajzën e tij në mënyrë brutale vetëm sepse ajo nuk po mësonte të ecte.

Alqutai, ka insistuar se video është bërë që një kohë të gjatë dhe se tani është duke kërkuar falje, raporton “Daily Mail.

Ai madje edhe e lansoi një video duke kërkuar falje, me vajzën e tij duke thënë “Siç po e shihni të gjithë, ajo është shumë mirë. Unë po mundohesha ta mësoj të ecë, dhe tani në emër të Zotit, po ecën shumë mirë.”

Shumë aktorë dhe aktivistë kanë reaguar duke e shpërndarë videon dhe duke thënë se pa marr parasysh, vajza është lënduar në mënyrë tjetër, duke e parë mënyrën se si i mëshon ai nuk mundesh ta heqësh nga mendja.

Pasi që kjo video ka mbërritur në polici, ata kanë marr masa duke shkuar në shtëpinë e tij dhe duke e arrestuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...