“Ku dreqin jam, qenka errësirë këtu…”- Kur i vdekuri bën batutën e fundit dhe në funeral shpërthen e qeshura

Ndryshe

“Ku dreqin jam, qenka errësirë këtu…”- Kur i vdekuri bën batutën e fundit dhe në funeral shpërthen e qeshura

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 06:37
Pamje nga video

Nuk është aspak e zakontë të qeshësh ndërsa përcjell për në banesën e fundit një njeri të dashur, por një funeral i pazakontë në Irlandë i ka kaluar lotët e dhimbjes në lot të qeshurash.

Shay Bradley, i njohur gjithmonë si një njeri me shpirt humori, u kujdes që t’i dhuronte të qeshura njerëzve të tijtë dashur edhe pas vdekjes.

Sapo arkivoli arriti në fund, një zë i regjistruar nga ai vetë u dëgjua nga brenda arkivolit: “Ej, ku dreqin jam këtu? Më nxirrni! Është shumë errësirë! Prift është ai që po dëgjoj? Jam Shey, brenda në kuti. Jo, përpara jush! Kam vdekur!”

Familjarët e miqtë qeshën në mënyrë histerike ndërsa Shay, i humbi jetën pas një sëmundje, dha në këtë mënyrë lamtumirën e tij të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat