I zhveshur lakuriq, burri ndjek një grua dhe tenton ta përdhunojë

Ndryshe

I zhveshur lakuriq, burri ndjek një grua dhe tenton ta përdhunojë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 07:19
Pamje nga video

Një burrë ka tentuar të përdhunojë një grua mëngjesin e djeshëm, afër një vendpushimi në plazhin e Buzios, në Brazil.

Pamjet tregojnë se gruaja ecën anësh rrugës me një çadër në dorë, ndërsa burri del nga makina i zhveshur totalisht lakuriq.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në rrugë tregojnë momentin kur burri lakuriq del nga makina e tij, dhe më pas kap gruan nga beli.

Gruaja kur e vë re personin, që ishte i zhveshur mundohet të largohet dhe për fat të mirë arrin të shpëtojë.

Policia tha se i dyshuari u përpoq ta kapte viktimën, por nuk arriti. Burri u arrestua po atë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat