71 krijesa të reja u zbuluan në vitin 2019 - Bota Sot
71 krijesa të reja u zbuluan në vitin 2019

Ndryshe

71 krijesa të reja u zbuluan në vitin 2019

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Ekspertët nga Akademia e Shkencave e Kalifornisë amerikane vitin 2019 zbuluan 71 specie të reja kafshësh dhe bimësh.

Sipas CNN International, midis 71 krijesave të zbuluara në shpella, pyje dhe oqeane ishin lule, peshqi, korale, merimanga, kërmij të detit, milingonat dhe hardhucat.

Nga ana tjetër studiuesit tërhoqën vëmendjen për 16 lloje të reja të peshkut kardinal me sy maceje, që jetojnë në brigjet e Papua Guinesë së Re.

Entomologu Darrell Ubick deklaroi se ekzistojnë 5 specie merimangash midis krijesave të gjetura rishtazi.

Shannon Bennett nga Akademia e Shkencave në Kaliforni duke i cituar shkencëtarët si ekspertë të biodiversitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat