Lufta e ashpër e babait me Pit Bullin që po ia hante djalin 4 vjeçar

Ndryshe

Lufta e ashpër e babait me Pit Bullin që po ia hante djalin 4 vjeçar

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 14:20
Pamje e shkeputur nga video

Një 20-vjeçar ka arritur të shpëtonte nga goja e një Pit Bulli një vogëlush vetëm 4 vjeç.

Videoja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një lagje në Rio de Janeiro më 19 dhjetor. Aty tregohet sesi qeni kishte kapur të voglin dhe nuk e lëshonte, ndërsa i riu lufton për ta shpëtuar.

Pas përpjekjeve dhe luftës me qenin, 20-vjeçari arrin ta shpëtojë vogëlushin duke e vendosur sipër një makine që ndodhej afër.

Pasi shpëtoi 4-vjeçari, qeni iu vërsuel të riut, i cili u përlesh disa momente dhe me pas hipi sipër makinës ku pak më parë vendosi vogëlushin.

Që të dytë qëndruan disa minuta, derisa erdhi ndihma e shpejtë.

“Në fytyrën e djalit të vogël pashë vajzën time 2-vjeçare Lara. Kur pashë sulmin, reagova instiktivisht”, shpjegoi 20-vjeçari brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat