Momenti kur shoferi i kamionit nxori gruan nga makina, pak sekonda para se të shpërthente – autoritetet e shpallin hero - Bota Sot
Momenti kur shoferi i kamionit nxori gruan nga makina, pak sekonda para se të shpërthente – autoritetet e shpallin hero

Ndryshe

Momenti kur shoferi i kamionit nxori gruan nga makina, pak sekonda para se të shpërthente – autoritetet e shpallin hero

Më: 15 janar 2020 Në ora: 21:58
Ilustrim

Një shofer kamioni që kishte nxjerrë një grua nga një makinë që digjej, pak sekonda para se të shpërthente, ka marrë një çmim trimërie.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, John Rastrick, nga Chesterfield, vrapoi drejt flakës në një autostradë për të shpëtuar Pari Mistry, 27 vjeçe, nga Leicester, më 17 janar të vitit 2019.

Zonja Mistry, e cila pësoi një thyerje të kafkës, u gjet në ulësen e shoferit e shokuar pasi makina e saj u përfshi nga zjarri, pas një përplasjeje.

Kështu, z. Rastrick mori një çmim nga East Midlands Ambulance Service (EMAS).

Ai tha: “Pashë që makina e saj u rrotullua dy ose tre herë kur një makinë tjetër u përplas me të dhe automjeti i saj u ndez menjëherë”.

“Shpresoja se kushdo që ishte në makinë të kishte dalë, por kur pashë atë atje, lash anash frikën dhe u përpoqa ta nxirrja”.

Pas kësaj, ai largoi nga makina znj. Mistry dhe brenda 30 sekondave nga arratisja e saj, makina shpërtheu.

Zonja Mistry iu nënshtrua një operacioni tetë-orësh në kafkën e saj dhe duhej të mësonte të shëtiste dhe të fliste përsëri.

Ajo vlerësoi veprimet heroike të z. Rastrick dhe mjekët që iu gjetën pranë.

“Nuk mbaj mend shumë nga incidenti, por e di që menjëherë mendova se do të vdisja”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat