Babai i porosit djalit një dinozaur online, ajo që i vjen në shtëpi lë pa fjalë

Ndryshe

Babai i porosit djalit një dinozaur online, ajo që i vjen në shtëpi lë pa fjalë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 08:53
Ai u përball me një dinozaur gjigant, plotë gjashtë metër të gjatë dhe me një peshë prej dy tonësh.

Kush është ai fëmijë që nuk dëshiron të shohë nga afër një dinozaur? Për këtë mund të pyesni Andre Bisson i cili kur porositi online një dinozaur për të birin Theo, as që e kishte imagjinuar se me çfarë do të përballej kur të mbërrinte porosia në shtëpinë e tyre ë ishullin e Guernsey, në Angli.

Ai u përball me një dinozaur gjigant, plotë gjashtë metër të gjatë dhe me një peshë prej dy tonësh.

Një surprizë “monstruoze”, për babanë dhe djalin, të cilët në fakt mendonin për një kafshë shumë herë më të vogël.

Image

Prej kohësh vogëlushi Theo, i pasionuar pas dinozaurëve, dëshironte një model carnotaurus, një dinozaur të veçantë i cili ka jetuar 70 milionë vite më parë dhe që nuk gjendej lehtësisht

Kështu babai i tij Andre Bisson u përkushtua në gjetjen e tij dhe kur pa një publikim që një park lojërash shiste disa statuja kafshësh, vendosi që t’ia blejë djalit.

Image

Ai nuk u mendua dy herë kur pagoi 1200 sterlina, ose rreth 1 mijë euro për porosinë… e cila i erdhi në kamion dhe iu pozicionua me vinç në kopsht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat