Mbillni tani dhe pas një muaji do të keni ballkonin më të bukur: Këto lule mund t’i mbjellin të gjithë! - Bota Sot
Mbillni tani dhe pas një muaji do të keni ballkonin më të bukur: Këto lule mund t’i mbjellin të gjithë!

Ndryshe

Mbillni tani dhe pas një muaji do të keni ballkonin më të bukur: Këto lule mund t’i mbjellin të gjithë!

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:55
Foto Ilustrim

Lulet e saj hapen sapo t’i bien rrezet e para të diellit, ndërsa mbyllen kur bie nata.Kjo është ndër lulet më rezistuese të kopshtit, sepse përballon të gjitha kushtet klimatike, por edhe kushtet e tjera të pavolitshme.

Bërdullaku (Portulaca grandiflora) lulëzon vazhdimisht, nga qershori deri në ngricat e para. Kudo që ta hidhni farën e kësaj luleje ajo do të mbijë dhe në atë vend do të rriten lulet më të bukura të cilat do ta zbukurojnë kopshtin nga qershori deri te ngricat e para.

Koha e volitshme për mbjelljen e kësaj luleje rezistuese, me fara apo fidanë janë marsi dhe prilli.

Mbillet në gurishte, në shtretër lulesh apo në lehë lulesh në kopshte. Në tarraca ku ka rreze dielli, në ballkone apo në dritare mund të kultivohet edhe në saksi, në sëndukë të vegjël.

E vetmja gjë që i është e domosdoshme është që t’i siguroni drenazh të mirë. Nëse i mbillni në saksi në fund të saksisë vendosni një sasi rëre.

Ujitja e lules rezistuese bëhet rrallë, eventualisht gjatë verës kur ka vapë të madhe.

Bërdullaku vetë shumohet. Në kopsht ku bien farat, të cilat mund t’u mbijetojnë kushteve të dimrit, rezistuesja do të mbijë edhe vitin e ardhshëm, por pak më vonë, në muajin maj.

Nëse dikush dëshiron t’i eliminojë me rrënjë këto bimë, do të ketë një problem një të vogël, sepse përhapin shumë fara, ndërsa nevojiten disa vjet që t’i eliminoni me rrënjë deri në fund.

Lulet e saj hapen sapo t’i bien rrezet e para të diellit, ndërsa mbyllen kur bie nata.

Lulet e rezistueses janë njëngjyrëshe apo në ngjyra të ndryshme: të bardha, të verdha, të portokallta, të trëndafilta, të kuqe, vjollcë, ndërsa kërcejtë mund të dallohen nga ata të valëzuar deri te të drejtët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat