Diçka e tillë kurrë nuk është parë në botë, kolona të tankerëve me naftë lundrojnë nëpër dete – e tëra po ndodh si pasojë e coronavirusit - Bota Sot
Diçka e tillë kurrë nuk është parë në botë, kolona të tankerëve me naftë lundrojnë nëpër dete – e tëra po ndodh si pasojë e coronavirusit

Ndryshe

Diçka e tillë kurrë nuk është parë në botë, kolona të tankerëve me naftë lundrojnë nëpër dete – e tëra po ndodh si pasojë e coronavirusit

Më: 1 maj 2020 Në ora: 17:02
Foto Ilustrim

Për shkak të coronavirusit është ndalur edhe ekonomia botërore. Qindra tankerë gjigantë po lundrojnë nëpër dete duke mbetur pothuajse të bllokuara në portet e vendeve të ndryshme të botës. Qindra mijëra anije të mbushura me naftë të cilat nuk kanë blerës.

Anëtaret e Opekut në fillim të prillit kishin arritur marrëveshje për zvogëlimin e prodhimit ditor të naftës. Ato do të prodhojnë minimalisht – rreth 15 milionë barelë. Por, pikërisht gjatë prillit për shkak të këtij vendimi, kanë rënë kërkesat për naftë në botë për 29 milionë barela.

Si rezultat i gjithë kësaj rezerva të naftës si tani kurrë më parë nuk janë parë, ku rezervuarët e naftës në mbarë botën tashmë janë të mbushura deri në grykë. Për këtë prodhuesit janë detyruar që tankerët në det t’i përdorin si rezervuarë, për naftën që ka tepruar.

Kështu qindra mijëra tankerë kanë shkaktuar tollovi  në trafikun ujor, kolona të gjata të tyre shihen duke qëndruar pranë porteve të vende të ndryshme të botës. Pamje e filmuara nga ajri shfaqin gjendjen reale në terren që në shikim të parë duket si diçka e pabesueshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat