33- vjeçari, Kayden Coleman është në pritje të fëmijës së dytë. Ai tash e sa kohë thotë se përballet me komentet e ndryshme negative, kjo pasi që ai tha se ka në plan të zgjerojë familjen e tij.
Colemani, i cili vjen nga New York-u iu nënshtrua disa operacioneve për t’u bërë mashkull në vitin 2009, shkruan “Daily Mail”.
Tashti ai ka një vajzë e cila quhet Azaelia dhe është 6 vjeçe.
Të tjerët e thërrasin “përbindësh”, por tani ai është shumë i lumtur se do të bëhet prind i një fëmije tjetër, megjithëse nuk e kishin planifikuar përgjatë kësaj kohe.
Kaydeni dhe Dominique kanë njoftuar se fëmija i tyre i dyë do të vijë në gusht të këtij viti.