Trondit shkenca: Trupi i vdekur do ngrijë dhe ngjallet pas disa kohësh. Realizohet rasti i parë në Angli

Ndryshe

Trondit shkenca: Trupi i vdekur do ngrijë dhe ngjallet pas disa kohësh. Realizohet rasti i parë në Angli

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Lajmi i madh vjen nga Britania e Madhe.

Një gjykatës britanik ka dhënë një vendim historik, por edhe shumë të kontestueshëm.

E dini çfarë ka bërë?

I ka njohur të drejtën një vajze 14-vjeçareje të sëmurë termale me kancer që të vendoset në gjendje të ngrirë frigoriferike me shpresën e gjetjes së një kure në të ardhmen.

Artikulli që po trondit mendjet e të gjithëve këto ditë, është publikuar nga gazeta prestigjoze britanike “Telegraph”.

Sipas saj, një vajzë adoleshente e cila vdiq nga kanceri është ngrirë me shpresën se ajo mund të “zgjohet” dhe shërohet në të ardhmen.

Vajza, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye ligjore, kërkesën e saj ua kishte bërë me dije fillimisht prindërve të saj te divorcuar.

Babai sigurisht ishte shprehur kundër kësaj ideje, ndërsa mamaja e mbështeste dëshirën e vajzës. Në këto kushte, e reja iu drejtua gjykatës me një letër prekëse.

“Nuk dua të vdes, por jam e vetëdijshme se kjo do të ndodhë.

Dua të jetoj më gjatë, të shijoj jetën dhe kërkoj që të më jepet kjo mundësi”, shkruante ajo në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë në Britani.

Ky ishte momenti i ndërhyrjes së gjykatësit, Justice Peter Jackson, i cili vendosi që vetëm mamaja e vajzës të njohur me inicialet J.S. kishte të drejtë të vendoste nëse ajo do të vendosej në gjendje kriogjenike apo jo.

Vajza humbi betejën me sëmundjen më 17 tetor të këtij viti dhe pak sekonda pasi ajo mbylli sytë, mjekët zbatuan vendimin e gjykatës dhe kërkesën e 14-vjeçares, duke e vendosur në gjendje të ngrirë me shpresën e ringjalljes në të ardhmen.

Ajo është fëmija i vetëm që vendoset në këtë gjendje, ndërkohë që numri total i personave që kanë zgjedhur këtë rrugë me shpresën e ringjalljes në të ardhmen, shkon në disa dhjetra.

“Unë po vdes, por do të rikthehem pas 200 vjetësh”, ishin fjalët e fundit të 14-vjeçares thënë për një të afërm të saj.

Si ndodh procesi i ngrirjes së trupit

Shpresa e njeriut për të shkuar drejt përjetësisë duket se merr formë nga kriogjenika, dega e shkenës që arrin të ruajë materialet në temperaturë shumë të ulët për një kohë të gjatë.

Një 14-vjeçare britanike, e cila kishte vdekur nga kanceri iu nënshtrua procesit të ngrirjes së trupit, me shpresën se në të ardhmen ‘do të zgjohet’.

Ajo para se të ndërronte jetë i kërkoi Gjykatës së lartë të jepte vendimin që trupi i saj të rinte në ngrirje, edhe pse prindërit ishin kundër kësaj dëshire.

“Mendoj se ngrirja do të më japë mundësinë të kurohem dhe të zgjohem, edhe pas 100 vjetësh.

Nuk dua të tretem në dhe. Unë dua të jetoj dhe të jetoj gjatë, dhe mendoj se në të ardhmen mund të gjendet kura për kancerin tim dhe të zgjohem”, i shkroi ajo gjykatës.

Gjykata vendosi që të ishte e ëma e vajzës të vendoste se çdo të bëhej me trupin e të bijës, dhe ajo mbështeti dëshirën e vajzës. Fjala Kriogjenikë vjen nga greqishtja e vjetër, “kryos” që do të thotë “i ngrirë” dhe “genic”, që do të thotë “prodhoj”.

Por si funksionon procesi?

Ngrirja me Cryogenic është procesi i ruajtjes së trupit të vdekur me lëng nitrogjeni.

Mbështetësit e saj shpresojnë që një ditë shkencëtarët do të dinë se si të ngrohin trupin dhe ta sjellin në jetë, kohë në të cilën doktorët do të kenë mundësi të kurojnë kancerin dhe sëmundje të tjera që sot nuk mund të trajtohen.

Aktualisht, ngrirja cryogenic mund të ndodhë nëse dikush është deklaruar i vdekur ligjërisht.

Si punon kriogjenika?

Procesi i ngrirjes duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur pasi pacienti ka ndërruar jetë, për të parandaluar dëmtimin e trurit.

Fillimisht, trupi freskohet në një banjë me akull për të reduktuar gradualisht temperaturën.

Në disa raste CPR mund të administrohet për të parandaluar qelizat e trurit që të vdesin.

Doktorët më pas thajnë trupin nga i gjithë gjaku dhe e zëvendësojnë me lëngun kundërngrirjes të projektuar për të mos formuar kristale akulli që mund të jenë të dëmshme.

Trupi më pas paketohet në akull dhe transferohet në një vend në SHBA apo Rusi.

Kur trupi mbërrin vendoset në një kontenitor arktik që freskohet me gaz nitrogjeni deri në -110 gradë celcius për disa orë.

Ndërsa në dy javët e ardhshme, trupi ngrin gradualisht deri në temperaturën -196 gradë Celcius.

Më pas ai lihet në lëng nitrogjeni dhe transferohet në atë që quhet “patient care bay”, ku do të qëndrojë përfundimisht derisa të avancojë shkenca.

Kriogjenika gjithashtu ofron dhe mundësinë e ruajtjes së nervave, ku koka hiqet dhe ngrin pa trupin.

Teoritë e shkencës thonë se në të ardhmen trupi mund të klonohet apo rigjenerohet, apo dhe t’i ngjitet koka.

A punon kriogjenika? A është bërë?

Ata që kanë firmosur për ngrirjen e trupit duke shpresuar se shkenca një ditë do t’i kthejë në jetë e kanë kryer këtë proces.

Aktualisht, doktorët nuk kanë njohuritë e duhura për të rikthyer në jetë trupat e ngrirë.

Instituti Cryonics thotë se qentë dhe majmunët janë rikthyer në jetë pasi gjaku i tyre u zëvendësua me antingrirjen dhe u ftoh në temperatura nën zero gradë, por jo në temperaturat ekstreme të ngrirjes.

Sa kushton kriogjenika?

Familja e vajzës në Britani pagoi rreth 37 mijë paund që trupi i saj të ruhet në ngrirje, tha gjyqtari i çështjes Justice Jackson.

Pagesa minimale për Institutin Cryonics në SHBA është 28 mijë dollarë dhe një tarifë anëtarësimi prej 1250 dollarë.

Ku mund të bëhet?

Ka vetëm tre organizata në botë që ofrojnë ngrirjen e trupit në këtë mënyrë.

Cryonics Institute në Michigan, SHBA, ku ndodhet aktualisht trupi i vajzës britanike, Alcor në Arizona, SHBA dhe KrioRus në Rusi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat