Gjendet letra 100 vjeçare e dërguar me pëllumb korrier

Ndryshe

Gjendet letra 100 vjeçare e dërguar me pëllumb korrier

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Foto Ilustrim

Një kapsulë e vogël me një letër të dërguar nga një ushtarë gjatë luftës së parë botërore është gjetur në Ingersheim.

Një çift që kishin dalë për të ecur një Francën lindore kanë gjetur një kapsulë të vogël me një mesazh brenda që ishte dërguar nga një ushtarë prusian para më shumë se një shekulli

Letra ishte dërguar nga Ingersheim, ishte e shkruar në gjuhë gjermanet.

Shkrimi ishte pothuajse i pakuptueshëm dhe përmbante detaje të manovrave ushtarake.

Siç duket, kjo letër i ishte drejtuar një oficeri superiorë.

Data e shkruar ishte 16 korrik, por viti nuk ishte shumë i qartë a ishte shkruar 1910 apo 1916. Lufta e parë botërore u zhvillua gjatë viteve 1914 – 1918.

Letra shkruante: “Toga Potthof është sulmuar teksa ata arritën në kufirin perëndimorë të zonës demonstruese”.

“Në Fechtwald gjysma e togës është shpartalluar. Toga Potthof është tërhequr me humbje të mëdha”.

Në atë kohë, Ingersheim, që tani është pjesë e Francës, ishte pjesë e Gjermanisë.

Çifti e gjetën kapsulën çuditërisht shumë të ruajtur në shtator.

Ata e dërguan në muzeun ë të afërt, atë të Orbey që i ishte dedikuar luftës së parë botërore.

Letra është bërë pjesë e përhershme e muzeut tani. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat