E paralizuar në moshën 17-vjeçare, Chelsie Hill surprizon partnerin në ditën e dasmës

Ndryshe

E paralizuar në moshën 17-vjeçare, Chelsie Hill surprizon partnerin në ditën e dasmës

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:15
Chelsie Hill, Jay Bloomfield

Chelsie Hill, e cila është e paralizuar nga beli e poshtë dhe përdor gjatë gjithë kohës një karrige me rrota për të lëvizur, u martua me partnerin e saj Jay Bloomfield.

Në këtë ditë të veçantë për ta, Hill, 29 vjeçe, e surprizoi Bloomfield, 34 vjeç, teksa ajo u ngrit për të ecur teksa shkonte drejt altarit e shoqëruar nga i ati.

 “Ai ishte thjesht i tronditur që unë po ecja sepse ai nuk e kishte idenë”, tha ajo për këtë moment të mrekullueshëm në jetën e saj.

Për ta bërë realitet ëndrrën e saj, Hill përdori mbajtëse për këmbët dhe një mbështeste, të cilën e kishte zbukuruar dhe kombinuar me dekorin e dasmës

. “Dua të theksoj se nuk ka asgjë të keqe të ulesh në karrige”, tha Hill, e cila është paralizuar në një aksident me makinë në vitin 2010 kur ishte 17 vjeçe.

Ajo shtoi se gjithmonë teksa rritej e kishte imagjinuar veten duke ecur në altar,  “Gjithë jetën time e kisha imagjinuar të shihesha sy më sy me bashkëshortin tim në ditën time të dasmës. Pas aksidentit tim, nuk isha e sigurt nëse do të gjeja ndonjëherë dikë që të më donte vërtet”, shkroi ajo në Instagram e saj.

“Më ke pranuar plotësisht, më ke nderuar dhe ke adhuruar të gjitha pjesët e mia. Për këtë moment sot doja të bëja diçka që e kisha ëndërruar gjithmonë”, tha ajo ndër të tjera gjatë betimit të saj.

Moment shumë emocionues gjatë mbrëmjes ishte edhe kur Hill dhe Jay Bloomfield ndanë kërcimin e tyre të parë

Image
Chelsie Hill, Jay Bloomfield
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat