Etna: shpërthimi i parë në dhjetor kthehet në spektakël

Ndryshe

Etna: shpërthimi i parë në dhjetor kthehet në spektakël

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 20:54
Ilustrim

Etna dhuroi spektakël, madje edhe në rrjetet sociale. Shpërthimi i fundit është bërë një show i vërtetë, një temë trend në të gjitha platformat sociale, me të gjithë që e justifikojën veten para se të komentojnë.

Frazat si: “E di që nuk duhet ta them por është e mrekullueshme” janë të shpeshta, por me gjithë shqetësimet dhe masat paraprake të nevojshme për shkak të afërsisë me qendrat e banuara, magjepsja e natyrës mbizotëron. Orët e fundit, pra, ka mbërritur edhe bora për ta bërë gjithçka edhe më magjike.

Etna ka rifilluar aktivitetin pas një sërë paralajmërimesh që kanë mbërritur ditët e fundit. Një aktivitet që u intensifikua në orët e para të pasdites së të premtes së 1 dhjetorit, u fokusua në kraterin Juglindor dhe që në mbrëmje u bë i dukshëm edhe nga ishulli Vulcano dhe Kalabria. Aktiviteti shpërthyes shoqërohet nga një rrjedhje e konsiderueshme llave, e fokusuar në shpatin jugor të konit të kraterit. Sipas vlerësimeve - raporton La Nuova Sicilia - "Futanat e llavës nga krateri juglindor kanë krijuar kolona zjarri deri në 5 mijë metra të larta".

Shpërthimi shkaktoi probleme trafiku në Catania dhe qytete të tjera afër, sepse shumë u ndalën për të parë "'a Muntagna", siç quhet vullkani nga ata që e njohin mirë dhe e kanë pasur gjithmonë si fqinj, ndërsa aeroporti Fontanarossa nuk është mbyllur, të paktën për momentin. Buletini paralajmërues është i kuq, por faza e shpërthimit nuk po shkakton shqetësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat