Polici arreston një pelikan

Ndryshe

Polici arreston një pelikan

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 17:08
Polici arreston një pelikan

Një pelikan i lodhur që shkaktoi rrezik në trafik u kap nga një polic i Patrullës Kaliforniane në një autostradë dhe u vendos prapa veturës patrulluese, para se të shkaktonte ndonjë tjetër kaos.

Zogu ishte duke ecur poshtë Truckee-s në Kaliforni, kur policia u thirr për të intervenuar.

Polici Troy Griesemer, i cili ndodhi të ishte një ish-gjuetar skifterësh, iu afrua pelikanit në autostradë dhe e vërejti se nuk ishte i lënduar por i lodhur.

Përderisa Griesemer eci drejt pelikanit ai tentoi të fluturonte, duke bërë që polici ta ndiqte atë.

Fotografitë e “arrestimit” të pelikanit janë bërë hit në rrjetet sociale atje, me mbishkrimin “Polici arreston një pelikan”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat