Pikë të zezë në pëllëmbën e dorës?! Lajmëroni policinë!

Ndryshe

Pikë të zezë në pëllëmbën e dorës?! Lajmëroni policinë!

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 17:21
Pikë të zezë në pëllëmbën e dorës

Nëse ju ndodh që të shikoni dikë me pikë të zezë në pëllëmbën e dorës, mos hezitoni dhe lajmëroni menjëherë policinë. Ka mundësi që të habiteni dhe të pyesni përse.

Përgjigja është Black Dot Campaign (Fushata e Pikës së Zezë), e cila ka filluar në Facebook. Kjo fushatë është një mënyrë për të njohur viktimat e abuzimit familjar.  Kështu, njerëzit që janë viktima të dhunës familjare vendosin një pikë në pëllëmbën e tyre të dorës, me qëllim që të tregojnë se janë në rrezik dhe kanë nevojë për ndihmë.

Pika e zeza tregon se viktimat kanë nevojë për ndihmë dhe nuk janë në gjendje ta kërkojnë atë, mbase, edhe sepse abuzuesi mund të jetë duke vëzhguar çdo lëvizje të tyre.

Vetëm në një ditë, kjo fushatë arriti të shpërndahet në më shumë se 6000 njerëz në të gjithë botën dhe ka ndihmuar 6 gra, pre e dhunës familjare.

Organizuesit e fushatës thonë se shpërndarja e fushatës është një hap i rëndësishëm në përpjekje për të ndihmuar viktimat e dhunës.

Ja historia e një viktime të dhunës familjare, e cila e ndan dramën e vet me publikun:

Jam shtatzënë dhe babai i foshnjës është shumë abuziv. Me fjalë, duke goditur. Jam ngujuar prej shumë kohësh dhe akoma më tepër tani që pres të vijë në jetë bebi. Isha në spital dje. Ai ishte me mua dhe asnjëherë nuk më lë që të jem vetëm.

Duhej të bëja një ekzaminim dhe mjeku i konsultores më kërkoi që të shtrihem në krevat dhe të mbulohem me kuvertë. U përkula dhe mora një stilolaps në xhepin e tij, tërhoqa dorën e tij dhe shkruajta: MË NDIHMONI! Nuk thashë asnjë fjalë.

Kjo fushatë më dha forcën dhe një ide se si të kërkoj ndihmë. Tani jam e sigurt dhe jetoj diku tjetër falë mjekut të konsultores dhe fushatës së pikës së zezë.

Ju falenderoj. Duhet dhe një javë derisa të shkoj të lind bebin dhe më në fund jam e sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat