Ishte mbajtur 20 vjet i mbyllur nga njerka dhe babai, shihni se si u gjet 36-vjeçari

Ndryshe

Ishte mbajtur 20 vjet i mbyllur nga njerka dhe babai, shihni se si u gjet 36-vjeçari

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 22:55

Një ngjarje shokuese vjen nga Brazili. Fillimisht medituat vendase, por me pas edhe ato ndërkombëtare i kanë bërë jehonë historisë së një 36-vjeçari.

Armando de Andrade ka qëndruar për gati 20 vjet i mbyllur në një dhomë të errët i detyruar nga babai dhe njerka e tij në verilindje të Sao Paolos.

Armando u zhduk 20 vjet më parë. Babai dhe njerka e tij u thanë autoriteteve ai kishte ikur jashtë vendit, përcjell lapsi.al.

Ai u zbulua rastësisht nga policia gjatë kërkimeve për disa shpërndarës droge. Ai u gjet në bodrumin e shtëpisë në gjendje të mjerueshme.

I palarë, me një mjekër të gjatë dhe thonj të paprerë. Ai nuk flet asnjë fjalë dhe nuk dihet nëse është ende i tmerruar apo për shkak të ndonjë droge të konsumuar.

Policia ka nisur hetimet ndërsa ka ndaluar babain dhe njerkën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat