Një mama mizore lidhi vajzën e saj në një shtyllë me zinxhirë në këmbë si ndëshkim pasi ajo kishte lënë mësimin.
Fotot shokuese tregojnë tetëvjeçaren me lot në sy, ndërsa në këmbë ka zinxhirët e hekurt.
Fotot janë bërë në një parkim në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Kalimtarët tentuan t’ia heqin zinxhirin, por ishte e pamundur.
Ata kontaktuan policinë, e cila mori në pyetje mamanë, por më pas e liruan.
Policia tha se do hetojë me tej ngjarjen.