Adoleshentja rrahu shokun e klasës shkaku i ziles së telefonit

Ndryshe

Adoleshentja rrahu shokun e klasës shkaku i ziles së telefonit

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 20:28
Pamje nga video

Në një shkollë të Pensilvanisë së Shteteve të Bashkuara, një nxënëse e ka rrahur shokun e klasës sepse nuk ia ka pëlqyer zilen e telefonit.

Në videon e publikuar, shihet adoleshentja që e qëllon në fytyrë dhe largohet, pasi bezdiset ta tingulli që lëshon pajisja e zgjuar.

Por, ajo kthehet sërish edhe më e nervozuar, për të filluar me grushtimet në kokën dhe shpinën e djaloshit.

Madje, nuk ndalon rrahjen, derisa një tjetër ngrihet nga karrigia dhe i kërkon të largohet.

“Nëse një femër të qëllon tri herë, mund ta rrahësh edhe ti”, dëgjohet dikush në sfond, ndërsa të tjerët qeshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat