I shpëton nga ISIS 70 njerëz me BMW të blinduar

Ndryshe

I shpëton nga ISIS 70 njerëz me BMW të blinduar

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 18:24
Foto

Një person me automjetin e tipit BMW e blinduar, raportohet se i ka shpëtuar më shumë se 70 persona nga një qytet irakian, të cilët kishin ngecur në një vend për shkak të snajperëve të ISIS-it.

Ako Abdulrahman, luftëtar i forcave të armatosura “Peshmerga”, e kishte blerë BMW-në e blinduar pasi që ishte sulmuar më herët nga militantët e ISIS-it.

Ai ka paguar 10.000 dollarë për modelin e BMW-së të viteve 90-ta, me të cilën ai dhe miqtë e tij tani udhëtojnë nëpër Irak të sigurt, raporton CNN.

“Miqtë e mi ishin shumë të lumtur kur bleva këtë makinë të blinduar. Filluam të udhëtojmë me të afër vijës së frontit në Kirkuk, pa u brengosur nga të shtënat apo bombat rrugore të ISIS-it,” ka thënë ai.

Abdulrahman e kishte kuptuar se makina e tij mund të përdorej për mirë, prandaj ai ka bërë udhëtime të pa numërta në qytet për t’i transportuar të plagosurit.

“I thashë vetes, kjo është koha e duhur për t’i ndihmuar njerëzit. Jam luftëtar dhe e kam një makinë të blinduar, të më vijë turp nëse nuk iu ndihmoj njerëzve,” ka shtuar ai. Ai është shpërblyer me medalje për aktin e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat