Për të shmangur grabitjet, zëvendëson dy qentë roje me dema

Ndryshe

Për të shmangur grabitjet, zëvendëson dy qentë roje me dema

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 09:03
Demat ia ruajnë shtëpinë

Pronari i një kompanie që merret me pjesët e këmbimit të makinave të dorës së dytë i ka zëvendësuar dy qentë e tij, me dy dema pas pësimit të shtatë vjedhjeve verën e kaluar.

Kjo ndodhi në Spanjë; Emilio Cervero i lodhur nga grabitjet, vendosi të marrë dy “dema Bravos ‘, një racë që përdoret për luftime, që të mbante larg hajdutët.

Hajdutët nuk është se shkaktojnë dëme të mëdha, përveçse marrin goma apo pasqyra makinash, por pronari thotë se përsëritja e këtij akti ka shqetësuar fqinjët dhe për më tepër, sa herë që ata futen në pronën e tij, i dëmtojnë gardhin.

Cervero, thotë se pas marrjes së dy dema luftarakë, është kurioz që të shoh nëse hajdutët do të përpiqen përsëri për t'u futur në pronën e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat