E çuditshme, por e vërtetë! Mediat britanike raportojnë se një tufë delesh është shfaqur sot në rrugët e Londrës, duke befasuar kalimtarët.
Këta të fundit pasi panë kafshët në fjalë, të pazakonta me jetën urbane të një kryeqyteti të madh, nxituan për të shkrepur fotografitë e rastit.
Një grua e cila pa nga afër delet në rrugë shkroi në “Twitter”: “Kam humbur mendjen apo një tufë delesh po ecën në rrugën ‘Oxford’”. Ende është e paqartë se nga erdhën këto dele, por një dëshmitar tha se “mendoj se kanë dalë nga dyqani ‘TopShop’".