Demi i tërbuar sulmon një makinë ndërkohë që familja gjendet brenda

Ndryshe

Demi i tërbuar sulmon një makinë ndërkohë që familja gjendet brenda

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 14:39
Foto

Ky është momenti kur një dem i inatosur pothuajse përmbysi një makinë ndërkohë që pasagjerët ndodheshin brenda.

Incidenti ndodhi në një rrugë në një provincë të Guadalaharës gjatë festivalit të demave.

Demi duket se sulmon makinën duke i ngulur brirët anës saj.

E goditi aq fort me brirë sa nga një pjesë e makinës filloi të rridhte karburant.

Kafsha përdor të gjithë forcën e tij për ta ngritur makinën nga toka por më pas dorëzohet dhe fillon të ndjekë turmën e ngazëllyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat