Abuzonte seksualisht me të bijën, videot ua dërgonte pedofilëve të tjerë

Ndryshe

Abuzonte seksualisht me të bijën, videot ua dërgonte pedofilëve të tjerë

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 23:04
Ilustrim

Një burrë e ka përdhunuar pothuajse një dekadë vajzën e tij, që kur ajo kishte qenë dy vjeçare e deri sa është rritur shumë për t’i plotësuar nevojat e tij pedofilike.

Në të 50-tat e tij, burri nga Australia, ka abuzuar me të bijën nga viti 2002 deri në vitin 2011, i ka xhiruar momentet e abuzimit me të dhe ua ka dërguar pedofilëve të tjerë.

Nga prokuroria e vendit ku ai jeton, është thënë se kjo është gjëja më e shpifur që një prind mund t’ia bëjë fëmijës së tij.

Siç thotë policia, babai priste derisa gruaja dhe vajza e saj dilnin nga shtëpia, që ai të abuzonte me vajzën, e cila mendonte se ai abuzim ishte normal.

Psikologët thonë se ajo nuk e dinte që po abuzohej seksualisht nga i ati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat