Me katër bebe në shtëpi për Krishtlindje

Ndryshe

Me katër bebe në shtëpi për Krishtlindje

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 12:37
Vajza katërnjake të lindura 10 javë para kohe

Katër bebe, vajza katërnjake të lindura 10 javë para kohe, do të jenë së bashku në shtëpinë e tyre për Krishtlindje, njofton BBC.

Ginger, Brodie, Trixie dhe Keiko lindën me operacion nga mamaja Kirsty dhe babai Richard Jakson Fuller.

Vajzat lindën të dobëta dhe me gjendje të keqe shëndetësore, aq sa prindërit e tyre u paralajmëruanr që të pritnin edhe më të keqen.

Çifti nga Birmingami ishte njoftuar që në mars se kishte një shtatzani të pazakontë, pasi znj. Jackson Fuller bëri testin e parë në një klinikë private.

“Unë mendoj se fjalët që infermierja tha për mua, saktësisht ishin që “ti do të kesh një bark të mbushur plot me bebe”, tha 35-vjeçarja, një krijuese portalesh web. Dhe që në skanerin e parë që bënë, kjo u konfirmua.

Nëna shtoi: “Infermierja shikonte në ekran dhe më tha: “Ja tek është një, ja një i dytë,  ja një i tretë…”-  dhe pastaj njerëzit filluan të vinin në dhomë. - Ajo na pa me një dhimbje të madhe dhe tha: “Këtu janë katër!”

“Unë jam binjake dhe  mund të më pëlqente një treshe me foshnja, por nuk isha përgatitur për katër.” Megjithatë, çiftit iu dha e drejta të bënte një reduktim, por zonja Jackson Fuller tha se kurrë nuk do ta bëntë atë gjë.

Shtatzania eci mirë derisa Keiko nuk po e thithte më lëngun e placentës dhe ndaloi së rrituri. Në javët e 30-të e dy ditëve, nëna shkoi në spital dhe aty i nisën ujërat. “Po të mos kishte qenë rasti i Keikos-s, ne nuk do të kishim shkuar në spital dhe ujërat do të më kishin shpërthyer në shtëpi. Unë nuk besoj tek fati, por ajo i shpëtoi edhe tre të tjerët.”

Pas tre muajsh beteje me shëndetin, operacione kirurgjikale, dhimbje barku etj. vajzat luftuan për të fituar shëndetin e tyre dhe e fituan atë e tani ato do të nisen për në shtëpinë e tyre për Krishtlindje.

Babai i tyre gazetar, Jackon Furrel tha se tani u duhet një makinë më e madhe dhe natyrisht, edhe një shtëpi më e madhe. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat