Veprimi i rrallë i shqiptarit, ja çka e detyroi të marrë mbiemrin e gruas

Ndryshe

Veprimi i rrallë i shqiptarit, ja çka e detyroi të marrë mbiemrin e gruas

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 21:39
Ilustrim

E keni parasysh shprehjen “Kërcen prifti nga belaja”? Në fakt nuk ka dalë kot dhe këtë e di mirë një burrë shqiptar, i cili është detyruar të bëjë një veprim që nuk e kishte menduar kurrë se do ta bënte në jetën e tij.

30-vjeçari është detyruar të ndryshojë mbiemrin e tij e të marrë ata të gruas për një arsye interesante. Shqiptari, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur, kishte marrë një urdhër deportimi nga shteti italian dhe nuk lejohej që të qëndronte aty për një periudhë të caktuar, por për t’i shpëtuar masës ndëshkimore, ai ka vepruar në një mënyrë alternative.

I riu erdhi në Shqipëri, ku u martua dhe mori mbiemrin e gruas për t’u rikthyer më pas në Itali. Gjatë një kontrolli rutinë është vënë në pranga nga policia italiane në Rimini, e cila ka arritur të dallojë rrengun e tij.

Tashmë, 30-vjeçari do të përballet me një urdhër të ri dëbimi. Ndalimi i tij u bë në kuadër të masave për festat e fundvitit, ku janë ndaluar 385 persona të huaj, 29 prej të cilëve janë ndaluar për urdhër dëbimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat