Babai i shtruar në spital sheh për herë të parë vajzën e tij – reagimi i tij është emocionues

Ndryshe

Babai i shtruar në spital sheh për herë të parë vajzën e tij – reagimi i tij është emocionues

Më: 5 janar 2017 Në ora: 12:46
Babai i shtruar në spital sheh për herë të parë vajzën e tij

Për një baba ardhja e një fëmije në jetë është një ndër momentet më të bukura dhe të çmuara që mund të përjetojë.

Mungesa në lindjen e foshnjës përgjithësisht është shkatërruese për prindërit, por gjithsesi, në disa raste duhet të përshtatesh me situatën.
Në një postim të bërë në YouTube, përdoruesi jaybrrd thotë se vëllai i tij ishte duke dhënë mësimin e anglishtes në një shkollë në Korenë e Jugut kur një drejtues i dehur i një makine u përplas me dritaren e shkollës dhe mori përpara edhe mësuesin, i cili pësoi dëmtime të ndryshme.

Ai nuk mund të shkonte në spital tek gruaja e tij për të parë lindjen e foshnjës për shkak se ndodhej i shtruar në spital dhe duhej të ishte nën kujdesin e mjekëve.

Por reagimi i këtij burri kur shikon për herë të parë foshnjën e vet përmes kameras dhe internetit është prekës e emocionues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat