Berberi shqiptar qeth klientin jashtë në borë, arsyeja interesante e veprimit të tij

Ndryshe

Berberi shqiptar qeth klientin jashtë në borë, arsyeja interesante e veprimit të tij

Më: 7 janar 2017 Në ora: 10:01
Berberi shqiptar qeth klientin jashtë në borë

Pas zbardhjes së Shqipërisë e Kosovës nga bora, kemi parë veprime dhe sfida nga më të ndryshmet, secila më e “çmendur” se tjetra.

E këtë herë në redaksinë e JOQ kanë mbërritur disa foto të bëra në Fushë-Kosovë.

Pavarësisht të ftohtit siberian, një berber ka vendosur që të qethë klientin e tij në rrugë. Edhe ky i fundit duket mjaft i lumtur për këtë gjë, të cilën e bën për herë të parë në jetën e tij.

Rasti i rrallë nuk ka kaluar pa u fotografuar nga kalimtarë të rastit, ndërsa sipas raportuesit, berberi veproi në këtë mënyrë që të argëtonte disi njerëzit e tjerë.

Përshëndetje JOQ, për herë të parë ni frizer pren flokët jashtë në borë. Jashtë nëpër Evropë e kanë bo ma herët edhe tash e këtu n’Kosovë për herë t’parë diçka që u bo, arsyja diçka interesonte për njerëzit me pa.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat