I mbrojnë nga të ftohtit, qentë endacakë mbështillen me batanije

Ndryshe

I mbrojnë nga të ftohtit, qentë endacakë mbështillen me batanije

Më: 11 janar 2017 Në ora: 15:47
Qentë endacakë mbështillen me batanije

Në gjithë Evropën moti shumë i ftohtë është duke shkaktuar rrezik shëndetësor për njerëzit me më shumë se 20 vdekje të llogaritura.

Në mes të këtij ftohti ekstrem, njerëzit detyrohen që të fokusohen në kujdes shtesë për vete dhe të harrojnë vuajtjet e të tjerëve.

Megjithatë, vullnetarë zemërmirë gjejnë kohë që të kujdesen edhe për qenët endacak dhe t’ju sigurojnë ndonjë strehim apo vend ku ata mund të qëndrojnë.

Një qendër tregtare në Stamboll i ka hapur dyert për qenët endacak, ndërsa të punësuarit iu kanë shtruar “shtretërza” para vitrinës ku do të nxeheshin gjatë natës.

“Ishte furtunë e madhe e borës në Stamboll. Këto fotografi janë incizuar në “Atrium”, i cili është një qendër tregtare në Bakirkyj, lagje e Stambollit në Turqi. Pash një zonjë e cila i ushqente qenët. Pyeta a mund ta fotografoj me  ata, e ajo mu përgjigj, nuk ka nevojë të fotografosh mua, fotografo ata. Ajo ishte heroinë”, ka shkruar shfrytëzuesi i Imgur’it, i cili i pari publikoi fotografitë nga qendra tregtare.

Në korridore të qendrës tregtare janë vendosur kartonë në të cilat janë vendosur qenët, ndërsa të punësuarit i kanë ushqyer dhe i kanë mbuluar me batanije për të pasur edhe më nxehtë.

Kur disa shitore në këtë qendër janë hapur në mëngjes, mund të shiheshin qenët duke fjetur brenda.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat