Një fermer kinez ka shpenzuar plot 16 vjet duke studiuar ligjin në mënyrë që të hidhte në gjyq një kompani kimike për ndotjen e shkaktuar në tokën e tij.
Wang Enlin, i cili kishte vetëm 3 klasë shkollë, ka fituar gjyqin në shkallën e parë, kundër grupit shtetëror Qihua, raporton People’ Daily Online.
Ndonëse Grupi Qihua, asetet e të cilit i kalojnë 2 miliardë juan, ka apeluar kundër vendimit, burri i moshuar është i vendosur për të kërkuar drejtësi për veten e tij dhe fqinjët, të cilët nuk mund të prodhojnë në tokat e tyre të ndotura.