Çifti i shurdhër dëgjojnë pas 12 vjetëve për herë të parë zërin e njëri-tjetrit

Ndryshe

Çifti i shurdhër dëgjojnë pas 12 vjetëve për herë të parë zërin e njëri-tjetrit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 00:16
Neil dhe Helen Robinson

Ky është momenti prekës kur një burrë dhe grua që kanë lindur të shurdhër, arrijnë për herë të parë të dëgjojnë zërat e njëri-tjetrit.

Neil dhe Helen Robinson kanë mbi 12 vjet të martuar, por deri më sot kanë komunikuar me njëri-tjetrin me gjuhën e shenjave.

Ata i janë nënshtruar një operacioni në të cilën u janë implantuar elektroda të vogla, dhe tani për herë të parë në jetën e tyre mund ta dëgjojnë njëri-tjetrin.

Momenti kur u aktivizohen në kokë impiantet është filmuar nga kamerat, kurse Neil është tallur duke thënë se po i pëlqen zëri i gruas dhe se po mësohet me zërin e saj.

Dyshja nuk kanë mundur të ndalin lotët por edhe buzëqeshjen nga gëzimi, që sipas tyre ishte një emocion i përzier.

Helen 54-vjeçe, thotë se i janë dashur dy vite që ta bindë Neilin që t’i nënshtrohen këtij operacioni për implantimin e elektrodave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat