79 vjeçari me sëmundje alzheimer, djali gjen formën si t’ia kthejë memorien

Ndryshe

79 vjeçari me sëmundje alzheimer, djali gjen formën si t’ia kthejë memorien

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 19:08
Simon McDermmot dhe babai i tij

Një baba 79 vjeçar ka sëmundjen alzheimer, mirëpo është shumë e rëndësishme mënyra se si memoria e tij rikthehet.

Ai këndon i lumtur bashkë me djalin e tij, këngën e tij të preferuar “Kur, kur, kur.”
Simon McDermmot, 40 vjeçar, zakonisht e shetit babain e tij nëpër qytet me makinë. Kjo është mënyra e tij më e rëndësishme e kujdesit për të atin.

Kur ai lëshon muzikë, babai menjëherë fillon të këndojë, duke e bërë perfomancën perfekte, madje e fton edhe djalin e tij që të këndojnë bashkë.

79 vjeçari, Ted, vuan nga Alzheimeri që në vitin 2013. Ai ka qenë këngëtar gjatë gjithë jetës së tij, duke performuar nëpër gjithë Anglinë. Edhe pasi u martua dhe u bë me fëmijë, ai vazhdoi me këndim.

Por më vonë, Tedi, i cili ishte në prag të të bërit 80 vjeç, po përjetonte kolaps të memories më shumë se kurrë. Mirëpo, pikërisht në këto ditë, ai rikthehet fuqishëm tek kujtimet, përmes këngëve.

Djali i tij, Simon, kishte gjetur mënyrën si ta bënte babain e tij të ndihej gjallë, si njeriu që kishte qenë gjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat