E çuditshme: As vetë se dinë se çfarë këto gra kanë në çantat e tyre!

Ndryshe

E çuditshme: As vetë se dinë se çfarë këto gra kanë në çantat e tyre!

Më: 12 mars 2017 Në ora: 16:52
Foto nga video

Siç e dimë gratë mbajnë gjithnjë me vete një çantë, por pa e ditur se çfarë fshihet në thellësinë e saj. Janë kërkuar katër gra që të zbrasin çantat e  tyre për të zbuluar tmerrin që fshihet brënda. Rezultatet ishin shumë interesante. Në këtë video ju mund të shihni sendet e pazakonta që ato i kanë me vete, e madje nuk e dinë as që janë aty.

Prej kartës së anëtarësisë së palestrës që nuk është përdorur kurrë, të kufjeve që nuk punojnë, pecetave të papastra, ilaçeve të shumta, pirunëve plastikë, priza e deri te brusha për lyerjen e faqeve, të gjitha të mbuluara me papastërti.

Sipas një studimi të kryer, rezulton se 33 % e femrave  nuk i pastrojnë kurrë çantat. Ekspertët  rekomandojnë që së paku një herë në javë të zbrazet e tëra dhe të fshihet me pecetë të lagur.

Gjithashtu këshillojnë që së paku t’i hedhin çamçakëzët e përtypur dhe të mos i mbështjellin me fatura, si dhe t’i hedhin jashtë letrat e përdorura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat