Hodhi papuçen nga kati 15-të dhe e futi në rrethin e gomës, shokët festojnë për të

Ndryshe

Hodhi papuçen nga kati 15-të dhe e futi në rrethin e gomës, shokët festojnë për të

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 07:47
Filmimi i postuar tregon festimin e shokëve të tij duke duartrokitur dhe kënduar.

Jason Timmis ka qenë në pushime me miqtë në Benidorm të Spanjës, kur u sfidua të gjuante papuçen nga kati i 15-të i hotelit dhe ta fuste në rrethin e fryrë të gomës.

Herën e parë dështoi, por jo edhe në të dytën kur ia doli ta fuste në rrethin që ishte në pishinë.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon festimin e shokëve të tij duke duartrokitur dhe kënduar.

“Të gjithë rritemi, por na nevojitet një moment që të kthehemi në fëmijëri dhe t’i gëzohemi edhe sfidave të tilla”, ka thënë njëri prej të pranishmëve lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat