Ylberi në Taivan thyen çdo rekord, qëndron afro nëntë orë

Ndryshe

Ylberi në Taivan thyen çdo rekord, qëndron afro nëntë orë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
Pamje nga video

Ylberi mund të jetë një pamje e mahnitshme për njerëzit por që mund të shijohet shumë shkurt.

Por që javën e kaluar, profesorë dhe studentë në Universitetin e Kulturës në Taipei të Kinës mundën të shijojnë atë për së paku nëntë orë, shkruan BBC.

“Ishte e mahnitshme…Ishte si një dhuratë prej qielli…Është e rrallë”, ka thënë Chou Kun-hsuan, një profesor në departamentin e shkencave atmosferike.

Profesori tjetër, Liu Ching-huang, i priu përpjekjeve për të dokumentuar ylberin me ndihmë të studentëve në këtë departament.

Vrojtimet, fotografitë dhe videot e xhiruara shfaqin ylberin që zgjati nga ora 06:57 deri në 15:55 – apo tetë orë e 58 minuta.

Ylberi është xhiruar për së paku gjashtë orë, nga ora 09:00 – 15:00, sipas Librit të Rekordeve Guinness.

Ylberët zakonisht zgjadin më pak se një orë, por ky në Taivan theu ccdo pritshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat