Përhapet në rrjetin social, sfida e kalimit mbi kutinë e padukshme

Ndryshe

Përhapet në rrjetin social, sfida e kalimit mbi kutinë e padukshme

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:21
Pamje nga video

Ka filluar të përhapet në rrjetin social një sfidë e pazakontë ku pjesëmarrësit improvizojnë një kalim, sikur poshtë tyre të jetë një kuti.

Nuk dihet prej nga ka filluar, apo nëse ka ndonjë kuptim, por shumë të rinj tashmë janë bërë pjesë e lojës.

“Kutia e padukshme nuk ka ndonjë mesazh, por thjesht një ushtrim i lehtë fizik që iu rekomandohet ta bëni disa herë në ditë”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Sikur sfida e kovës me ujë të ftohtë, apo sfida manekin edhe kjo lojë pritet që të popullarizohet me të madhe, pasi për një kohë të shkurtër u provua shumë shpesh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat