Ky është dinozauri më i rrallë i zbuluar ndonjëherë

Ndryshe

Ky është dinozauri më i rrallë i zbuluar ndonjëherë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:57
Dinozauri më i rrallë i zbuluar ndonjëherë

Dinozauri i sapo zbuluar "lundrues", i madhësisë së bibës, kishte qafë të ngjashme me mjellmën, dhëmbë si krokodil, pupla të ngjashme me ato te pinguinët dhe këmbët që i mundësonin lëvizje në tokë.

Shkencëtarët që kanë identifikuar lloji më të ri, kanë përdorë rreze rëntgen për të siguruar që skeleti komplet nuk paraqet vetëm një grumbull të eshtrave të palidhur. 

“Dukej si jashtëtokësor, si grumbull i gjërave”, tha për NY Times, Vincente Fernandez, njëri nga autorët e studimit mbi mbetjet e dinozaurit “lundrues”.

Ky supozim mund të interpretohet edhe kështu, pasi fosili 75 milionë vjeçar i gjetur në Mongoli u shit më parë në tregun e zi para se të vinte në duart e ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve.

Ata pohojnë se fosili është autentik dhe bëhet fjalë për dinozaurin e dytë “lundrues” të gjetur ndonjëherë, ndryshe i afërm i velocireptorit, i njohur si Halszkaraptor escuilliei.

Kafsha kishte sqep dhe nerva të ndjeshme sikurse krokodili. Dhëmbët dhe qafa e gjatë e ndihmuan atë të kapte peshqit nën sipërfaqen e ujit të liqenit dhe lumit.

Ky dinozaur i ruante vezët në tokë. Zbulimi i tij është shumë befasues për shkencëtarët, pasi të gjitha aspektet e tij ende duhet të hulumtohen.

“Ende ekziston mundësia e gjetjes së kafshëve të reja, duke treguar shumëllojshmërinë e tyre të pabesueshme, të cilat nuk i kemi parë asnjëherë", tha Filip Kiri, bashkautor i studimit. Ndryshe, pas përfundimit të studimit, i cili po kryhet në Belgjikë, fosili do të kthehet në Mongoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat