Udhëtarja e bindur se u ‘pushtua nga fantazmat’, detyroi aeroplanin të bënte ulje emergjente

Ndryshe

Udhëtarja e bindur se u ‘pushtua nga fantazmat’, detyroi aeroplanin të bënte ulje emergjente

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 16:16
Pamje nga video

Aeroplani i Air China ka bërë ulje emergjente, pasi një udhëtare kishte sjellje histerike, me pretendimin se është pushtuar nga ‘fantazmat e liga’.

Gruaja në të 50-at, ishte alivanosur vetëm pak momente pasi u nis nga Pekini.

Piloti ka vendosur që të kthehet sërish në aeroportin prej nga u nis, në mënyrë që asaj t’i jepej asistenca e duhur mjekësore.

“Ka diçka që po mi pushton pjesët e trupit”, ka thënë ajo mes ulërimave, duke i shqetësuar të pranishmit, teksa gjashtë anëtar përpiqeshin ta qetësonin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat