Fiton një milion në lotari, infermierja nuk heq dorë nga turni prej 12 orësh as për festat e fundvitit

Ndryshe

Fiton një milion në lotari, infermierja nuk heq dorë nga turni prej 12 orësh as për festat e fundvitit

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 16:17
Lotaria

Derisa shumë fitues të lotarive, menjëherë e lënë punën dhe ikin për pushime, Patricia Aldridge nga Berkshire e Anglisë që fitoi një milion funte në lotari, do të punojë në qendrën për të moshuar, për 12 orë në ditë edhe gjatë festave të fundvitit.

Infermierja 55-vjeçare, dëshiron të ketë jetën e njëjtë siç e kishte më parë, ndërsa paratë, sipas saj, janë vetëm një ndihmë e vogël.

“Janë ditët e kujdestarisë që më duhet të punojë, nuk kam pse të kërkoj që të më zëvendësojë dikush. I kam si familje të dytë, nuk mund të largohem”, është shprehur Aldridge.

Madje, bashkëshorti saj me tre fëmijë, do të kenë festime të zakonshme, megjithëse xhirollogaria bankare ka pësuar ndryshime shumë pozitive. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat