Njihuni me gjyshen kampione në qitje

Ndryshe

Njihuni me gjyshen kampione në qitje

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 15:44
Parkashi Tomar

Ajo quhet Parkashi Tomar dhe është në moshën 80 vjeçare.

Në një prononcim për BBC tregon se ka qëlluar për herë të parë me pistoletë në moshën 60 vjeçare. Të gjithë e quajnë gjyshja qitëse.

Ajo nuk ka shkuar kurrë në shkollë dhe as në punë. Pasionin e zbuloi në moshën 60 vjeçare kur shikonte nipërit e mbesat e saj të stërviteshin në qitje.

“Ata më kërkuan të qëlloj dhe unë godita në shenjë. Trajneri më tha se do të bëhesh shumë e mirë në qitje dhe më inkurajoi të trajnohesha. Në fillim mendova se isha plakë dhe njerëzit do më qeshnin. Kështu fillova të praktikohesha në fshehtësi. Tani është kampione kombëtare me shumë medalje”, tregon ajo.

Shumë vajza por dhe gra në fshatin e saj në Indi janë frymëzuar nga historia e gjyshes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat