Majmuni i vjedh kapelen, 40-vjeçari në luftë me vdekjen

Ndryshe

Majmuni i vjedh kapelen, 40-vjeçari në luftë me vdekjen

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 21:54
Jeff “Swede” Swedenhjelm

Një 40-vjeçar po lufton me vdekjen pasi ra nga lartësia, në përpjekje për të kapur një majmun që i kishte vjedhur kapelen e tij të preferuar.

Jeff “Swede” Swedenhjelm nga Kalifornia ka mbetur i paralizuar nga mesi e poshtë, pasi ra nga një lartësi prej 10 metrave në Bali të Indonezisë.

Majmuni i vodhi atij një kapele të ekipit të bejsbolli të Pittsburgh Steelers, një send që siç shpjegoi e bija për amerikanen New York Times, ai e kishte mjaft përzemër.

Nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, megjithatë familja e 40-vjeçarit po përpiqet që të mbledhë fonde për të, me qëllim që të zhvendoset nga Bali për në Kuala Lumpur, për mjekim më të specializuar.

Swedenhjelm, sipas mjekëve do t’i duhen më shumë se 3 muaj që të rimarrë veten dhe më shumë se një vit që të rifitojë ecjen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat