Britanikët në alarm: Një monstër jeton në liqenin e Prespës në Shqipëri

Ndryshe

Britanikët në alarm: Një monstër jeton në liqenin e Prespës në Shqipëri

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 17:00
ilustrim

Duket në kufijtë e së pabesueshmes, por britanikët e kanë shumë seriozisht. Sipas mediave britanike, një monstër është shfaqur në ujërat e liqenit të Prespës në pjesën shqiptare, e ngjashme me monstren e Loch Ness të parë në Skoci.

Lajmi është publikuar fillimisht nga The Mirror, ndërsa më pas ka gjetur hapësirë thuajse në të gjitha mediat online të Britanisë së Madhe.

Sipas tyre, ishte një grup studentësh me profesorin e tyre që kishin shkuar për tur në këtë pjesë të liqenit që e kanë filmuar monstrën në fjalë.

Bëhet fjalë për një krijesë, e cila lëviz në ujë ku fillimisht ngrihet në një farë lartësie dhe më pas zhytet.

Nuk dihet në të vërtetë se përse bëhet fjalë por duket se filmimi vërtetë është bërë në Shqipërisë dhe se zerat që dëgjohen janë shqip. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat